Mbyllja e institucioneve paralele serbe, reagon ambasada e Italisë

Aktuale

Mbyllja e institucioneve paralele serbe, reagon ambasada e Italisë

Më: 15 janar 2025 Në ora: 20:26
Pamje nga vendi i ngjarjes

Ambasada e Italisë në Kosovë e ka mbështetur deklaratën e Bashkimit Evropian për mbylljen e strukturave paralele sot ku e ka quajtur, këtë një veprim shqetësues.

Në një postim në platformën X, ambasada kanë shpërndarë deklaratën në fjalë të BE-së, ku thuhet: “BE-ja deklaron se këto veprime janë në kundërshtim me detyrimet e Kosovës ndaj BE-së”.

“Italia mbështet plotësisht deklaratën e BE-së më poshtë”, thuhet në postimin e ambasadës së Italisë.

Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian, Britania e Madhe dhe Gjermania e kanë kundërshtuar të mërkurën vendimin e autoriteteve të Kosovës për mbylljen e institucioneve paralele serbe.

Ndryshe, Policia e Kosovës në bashkëpunim me institucionet kompetente të mërkurën ka realizuar një aksion policor në disa rajone të Kosovës.

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla ka njoftuar se janë mbyllur strukturat paralele “kriminale” të Serbisë në Republikën e Kosovës.

Sipas ministrit, komunat paralele të Serbisë janë mbyllur në Lipjan, Obiliq, Prishtinë, Fushë-Kosovë, Vushtrri, Novobërdë, Kamenicë, Viti, Rahovec, Skënderaj si dhe posta e zyreve tatimore ilegale.

Ndërkaq, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka thënë se nuk ka lëshuar autorizim për bastisjet në objektet e strukturave paralele.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat