A është Kosova vendi me më së shumti proserbë në botë? – Analiza kritike nga Rron Gjinovci

Aktuale

A është Kosova vendi me më së shumti proserbë në botë? – Analiza kritike nga Rron Gjinovci

Nga: A.M. Më: 15 janar 2025 Në ora: 21:36
Rron Gjinovci

Analisti politik Rron Gjinovci ka bërë një analizë të ashpër në rrjetet sociale, duke ngritur pyetje të forta për situatën politike në Kosovë. Ai thekson se, ndërsa SHBA po mbështet Kosovën me pajisje ushtarake, brenda vendit ka rezistencë ndaj veprimeve që do të duhej të shkonin në favor të interesave të Kosovës. Gjinovci përmend një situatë të pazakontë, duke e krahasuar Kosovën me rajone të tjera si Banja Llukë, për të ilustruar atë që ai e quan një prirje shqetësuese proserbe.

Postimi i plotë nga Rron Gjinovci:
"Isha tu menu sot a bohët që në Kosovë me pasë ma së shumti proserbë n'botë?
Hala asni medie se raportoi lajmin që Amerika po na shet helikoptera ushtarak, ndërkohë prokuroria reagon kundër msheljes së komunave paralele, prokuroria e Kosoves, jo e Serbisë t'merrëm vesh.
Jom tu menu a ka naj vend n'botë ku ka ma shumë proserbë se n'Kosovë? Poget na shtyhem me Banja Llukën për ven t'parë."

Ky koment ngre pyetje thelbësore për orientimin politik të vendit dhe për mënyrën se si institucionet e Kosovës trajtojnë çështjet e ndjeshme kombëtare. Për më tepër, mbetet për t'u parë si do të reagojnë mediat ndaj këtyre vërejtjeve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat