“Kurti u ndje në një lloj kurthi”, akademikja Budini analizon në Top Story takimin mes dy kryeministrave: Rama nuk lë rast pa shfrytëzuar

Aktuale

“Kurti u ndje në një lloj kurthi”, akademikja Budini analizon në Top Story takimin mes dy kryeministrave: Rama nuk lë rast pa shfrytëzuar

Më: 16 janar 2025 Në ora: 00:33
Belina Budini

Dekania e shkencave humane, Belina Budini, pjesë e panelit këtë të mërkurë në emisionin Top Story në Top Channel analizoi marrëdhënien Shqipëri-Kosovë.

Ajo analizoi takimin e dy Parlamenteve e mbajtur disa javë më parë në Prishtinë, ku morën pjesë kryeministrat Edi Rama e Albin Kurti dhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Budini: Kurti është ndjerë në një lloj kurthi aty nga pikëpamja e komunikimit dhe ai momenti i PR i humbi, ai nuk mundi dot që ta shfrytëzonte. Jo vetëm Kurti, edhe aktorë të tjerë se Adri e tha vetë ata mbajtën një ligjërim diplomatik, korrekt dhe nuk e shfrytëzuan si rast. Nga pikëpamja e PR, Rama nuk lë rast pa shfrytëzuar dhe ai ishte përgatitur për të bërë një agjendë krejt tjetër nga ajo që është protokollare, diplomatike, në fakt i ka hije dhe dy Kuvendeve që bashkohen, nuk pritej të kishte ligjërim aq të fuqishëm politik.

Por kjo nuk do të thotë se Kurti humbi ndonjë betejë të madhe përmbajtësore sepse e gjithë kjo ishte një teatër dhe ne duhet që ta interpretojmë dhe ta lexojmë si një lloj teatri. Nuk shikoj ndonjë humbje të madhe, Kurti do të ketë raste të tjera, i ka pasur për të treguar fuqinë e tij politike, në këtë rast nuk e shfrytëzoi, nuk bëri ligjërim të barasvlefshëm, u pa kjo gjë, prandaj unë e nisa analizën duke parë se çfarë këta vetë projektuan nga ky takim.

Kurti nuk ishte përgatitur që të projektonte një triumf të vetin, ajo që bën Kurti është duke bërë lojën e vet në staturën e vet, është i përkundër i Ramës ka figurë evropiane, ne politikanët evropianë i pranojmë si Kurti, ndërsa vetë Kurtin nuk e pranojmë të jetë ashtu, të jetë i ftohtë, i matur edhe të lërë një mesazh pa hapur, politikanin e llogaritur, të ftohtë, evropian ne e pranojmë dhe themi kështu janë.

Rama u imponua me anë të ligjërimit të marrë një paternalist sikur e ka bërë rregullisht këtë gjë, evropianët nuk e pranojnë paternalizmin ndaj aktorëve të vegjël. Albin Kurti del në një staturë që duket si ego, por ego më të madhe se e Ramës, nëse e shikon si vëlla dhe e shikon si vëllazëri marrëdhënien, Rama Albin Kurtin duhet ta shikojë si të barabartë, nëse e kundërshton pranoje si të barabartë me ty.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat