Mbyllja e strukturave ilegale serbe/ Tomë Gashi: Albini nuk i solli, i gjeti në mesin tuaj - habitet me këtë komunë!

Aktuale

Mbyllja e strukturave ilegale serbe/ Tomë Gashi: Albini nuk i solli, i gjeti në mesin tuaj - habitet me këtë komunë!

Nga: A.SH Më: 16 janar 2025 Në ora: 07:23
Tomë Gashi

Dje, Policia e Kosovës ka mbyllur disa struktura paralele serbe në Kosovë.

Ato u mbyllën në Lipjan, Obiliq, Prishtinë, Fushë-Kosovë, Vushtrri, Novobërdë, Kamenicë, Viti, Rahovec, Skënderaj.

Avokati Tomë Gashi pas mbyllejs së struktuarave paralele serbe nëpër komunat e Kosovës, ka thënë Kurti nuk i solli, ato i gjeti në mesin tuaj, referuar opozitës.

Gashi shpreh habinë për komunën e Skenderajt, meqë është mbyllur edhe atje një strukturë ilegale serbe.

Postimi:

Albini nuk ua solli ato !

Ato i gjeti ne mesin tuaj !

Krejt krejt ama kurre nuk kisha besu qe ne Skenderaj ka pase Komuna paralele te Serbis fashiste per 25 vjet .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat