Çun Lajçi ka dalë në mbështetje të Albin Kurtit.
Ai ka thënë se njerëzit po më ofendojnë dhe po i trwgojnë se kë të mbështes ai.
Por, Lajçi thotë se ata më mirë të t’iu gëzohen “për "zyret" ilegale që po mbyllen dhe për helikopterët që po i blen Ministri Maqedonci në Amerikë, sesa të më mësoni mua a duhet ta dua Hamzën, Ramushin, Abdixhikun, apo Albinin!”
Shkrimi i plotë:
Ju punoni me hallatet tuaja, jo me t'miat, se janë plakur!
Unë nuk e kam të qartë: pse doni me çdo kusht që të mendoj me kokat tuaja dhe të flas pis me gojët e të tjerëve?
Pse Zoti ma dha këtë kokë dhe këtë gojë?
Pse Zoti m’i fali këta sy që kam?
Atëherë:
Kokën po ia kthej t'Madhërishmit!
"Merre," po i them, "edhe kokën edhe gojën, sepse njerëzit po kanë qejf të flasë me gojët e tyre dhe të mendojë me kokat e tyre."
Unë nuk e kam të qartë: pse njerëzit duan, "që të dua" atë që ata dashurojnë, dhe ta urrejë ate që ata urrejnë!
A e tha Zoti kështu?
Atëherë:
Po ia kthej zemrën, madje edhe sytë, të Madhërishmit!
Merri, sepse zemër e sy paskan të tjerët, dhe të tjerët po thonë:
"Shko pas atij që zemrat tona po duan. Shiko me sytë tanë, sepse të tutë janë plakur. Plakur të është edhe mendja, dhe goja të ka mbetur pa dhëmbë, prandaj po ha m... pa u përtypur."
Unë po befasohem se si njerëzit akoma më shkruajnë përralla:
"Një plak shkoi te hoxha dhe i tha: Shkruama një hajmali se një mashkull më ka dalë dorës!"
Unë jam plakur dhe pleqërinë ua dëshiroj të gjithëve, por mendjen time nuk ua fal dhe nuk ua marr mendët tuaja, sepse Zoti më ka thënë: "Puno me haletët e tua, jo me të huajat."
Ju që po më ofendoni për Albinin, më mirë gëzohuni për "zyret" ilegale që po mbyllen dhe për helikopterët që po i blen Ministri Maqedonci në Amerikë, sesa të më mësoni mua a duhet ta dua Hamzën, Ramushin, Abdixhikun, apo Albinin!
Unë s'e dua asnjërin, e dua popullin, sepse asnjëri s'erdhi n'çarrshi me m'pyet; - pse shet libra artisti, por s'mund tu them njerëzve; "mendoni me kokën time dhe duani me zemrën time!
Ndaj, punoni me hallatet tuaja, jo me të miat, se janë plakur!
16.01.2024