Zyrtarët policorë pajisen me kartela xhepi për trajtimin e personave me aftësi të kufizuara

Aktuale

Zyrtarët policorë pajisen me kartela xhepi për trajtimin e personave me aftësi të kufizuara

Më: 16 janar 2025 Në ora: 10:41
Foto nga takimi

Policia e Kosovës ka bërë një hap të rëndësishëm për ofrimin e shërbimeve cilësore për personat me aftësi të kufizuara.

Më 15 janar 2025, në një ceremoni të veçantë, Policia e Kosovës ka pranuar 8000 kartela xhepi nga OSBE-ja, të cilat do të ndihmojnë zyrtarët policorë në trajtimin profesional të rasteve që përfshijnë këtë kategori qytetarësh.

Kështu është bërë e ditur në një njoftim nga Policia e Kosovës.

Këto kartela janë ndarë në tri gjuhë: shqipe (7000), serbe (1000), dhe angleze (40), dhe do të shpërndahen tek zyrtarët hetues, sektorial dhe reargues.

Ky hap është pjesë e përkushtimit të Policisë së Kosovës për të ofruar shërbime më të mira dhe gjithëpërfshirëse për komunitetin.

Në këtë kuadër, Policia e Kosovës tha: “Ky projekt u realizua falë bashkëpunimit të ngushtë me OSBE-në, duke siguruar që Policia e Kosovës të jetë më e gatshme dhe e aftë për t’u përgjigjur në mënyrë të përshtatshme nevojave të qytetarëve me aftësi të kufizuara”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat