Banka Ekonomike ka hapur të enjten degën e saj më të re në Leposaviq - komunë në pjesën veriore të vendit. Në inaugurim mori edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i cili në fjalimin e tij para gazetarëve tha se sot është ditë e madhe për ekonominë e vendit.
Sipas tij, hapja e Bankës Ekonomike në Leposaviq do të mundësojë zhvillimin ekonomik në çdo zonë të vendit dhe do të krijojë mundësi për qytetarët e kësaj ane të kenë qasje më të lehtë e më cilësore në shërbimet e tyre.
Ndërkaq, Shpend Luzha, drejtor i Bankës Ekonomike, theksoi se hapja e degës në Leposaviq është një hap drejt misionit të bankës për të ndihmuar në zhvillimin ekonomik në çdo zonë të vendit, si dhe për të krijuar mundësi të reja për klientët e saj.
Kurti ka vizituar edhe kompaninë "Interex" në Leposaviq, që është e vetmja në këtë pjesë të vendit me pronar shqiptar.