Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka njoftuar se Prokurori i Shtetit ka filluar angazhimin për mbrojtjen e votës së lirë gjatë zgjedhjeve nacionale të 9 shkurtit.
Pas informacioneve për raste të dyshuara të cenimit të fshehtësisë së votimit, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka autorizuar Policinë e Kosovës të ndërmarrin hetime për shkeljet e mundshme.
“Në kuadër të këtij angazhimi dhe pas pranimit të informatave se ka raste të dyshuara në drejtim të veprës penale ,,Cenimi i fshehtësisë së votimit”, nga neni 215 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka autorizuar Policinë e Kosovës të ndërmarrin veprimet e nevojshme hetimore”, thuhet në komunikatën për medie.
Prokurori i Shtetit ka shtuar se do të ndalohen çdo përpjekje për keqpërdorimin e votës dhe ka ftuar qytetarët të bashkëpunojnë, duke dërguar informacione në prokurori.