Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është dënuar me 12 mijë euro nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.
PZAP në vendimin e publikuar ditën e mërkure thotë se ka pranuar ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje, dhe se AAK ka shkelur Kodin e Mirësjelljes për Subjektet Politike, prandaj dënohet me 12 mijë euro.
Gjithashtu, PZAP, thotë se LVV është ankuar se në një tubim politik, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka drejtuar akuza ndaj kreut të LVV-së, Albin Kurti
Fushata zgjedhore ka nisur më 11 janar, ndërsa zgjedhjet do të mbahen më 9 shkurt.