KOMF kërkon nga subjektet politike të mos i shfrytëzojnë fëmijët në fushatë zgjedhore

Aktuale

KOMF kërkon nga subjektet politike të mos i shfrytëzojnë fëmijët në fushatë zgjedhore

Më: 16 janar 2025 Në ora: 13:17
Foto ilustrim

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrtojtjen e Fëmijeve (KOMF) u ka bërë thirrje subjekteve politike, që të mos që të mos i shfrytëzojnë fëmijët në kuadër të fushatës zgjedhore.

Në reagimin e KOMF thuhet se përfshirja e fëmijëve në fushatë elektorale nga subjektet politike, përbën shkelje të të pdrejtave të tyre, shfrytëzim, e në të njëjtën kohë nuk është në interesin më të mirë të tyre. 

“Informacionet dhe raportimet nga terreni gjatë ditëve të fundit kanë treguar se në disa raste, partitë politike po përdorin dhe përfshijnë fëmijë për të promovuar subjektet politike.  Nisur nga kjo, KOMF bën thirrje tek të gjithë subjektet politike që të mos i shfrytëzojnë fëmijët në kuadër të fushatës zgjedhore. Përfshirja e fëmijëve në fushatë elektorale nga subjektet politike përbën shkelje të të drejtave të tyre, shfrytëzim, e në të njëjtën kohë nuk është në interesin më të mirë të tyre”, thuhet në reagimin e KOMF-it.

 KOMF po ashtu i bën thirrje Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që të monitorojë nga afër aktivitetet e subjekteve politike dhe në çdo rast të shkeljes së konstatuar të lidhur me shftytëzimin e fëmijëve si pjesë e fushatës elektorale, të ndërmarrë masa bazuar në legjislacionin në fuqi.

KOMF në të njëjtën kohë i bën thirrje edhe prindërve që të mos i politizojnë fëmijët, të mos i përfshijnë në asnjë formë në fushatë dhe të mos i marrin fëmijët me vete në aktivitetet të cilat organizohen nga partitë politike.  KOMF i bën thirrje mediave të cilat mbulojnë fushatën zgjedhore, që të ndërmarrin një rol aktiv në monitorimin e situatës dhe të bëjnë publike rastet ku fëmijët shfrytëzohen për qëllime partiake gjatë fushatës elektorale, gjithmonë duke mbrojtur identitetin dhe integritetin e fëmijës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat