Mbledhja e djeshme e Qeverisë, këto janë dy vendimet që u morën

Aktuale

Mbledhja e djeshme e Qeverisë, këto janë dy vendimet që u morën

Më: 16 janar 2025 Në ora: 13:47
Qeveria e Kosovës

Qeveria e Kosovës ka mbajtur dje një mbledhje në formë elektronike.

Aty ka marrë dy vendime.

Në njoftimin e lëshuar nga ZKM thuhet se është miratuar Programi për Referoma në Ekonomi 2025-2027, si dhe vendimi për autorizimin e Ministrit të Financave që të aprovojë transferet nga nën program “Shpenzimet e Paparashikuara” në ndonjë program tjetët të Ligjit mbi Ndarjet Buxhetore, për shumat individuale të kërkuara deri në vlerën 40 mijë euro.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur dje një mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar Programin për Reforma në Ekonomi 2025-2027 dhe vendimin për autorizimin e Ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve që të aprovojë transferet nga nën-programi “Shpenzimet e Paparashikuara” në ndonjë nën program tjetër në tabelën 3.1 dhe 4.1 të Ligjit Nr. 08/L-332 mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2025, për shumat individuale të kërkuara deri në vlerën prej 40 mijë euro”, thuhet në njoftim

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat