Dy kandidatë për drejtor të QKUK-së, Bordi ende nuk e ka formuar komisionin

Aktuale

Dy kandidatë për drejtor të QKUK-së, Bordi ende nuk e ka formuar komisionin

Më: 16 janar 2025 Në ora: 14:19
QKUK

Dy kandidatë ia kanë mësyrë pozitës së drejtorit të QKUK-së, por Bordi drejtues i SHSKUK-së ende nuk e ka formuar komisionin përzgjedhës.

Dy kandidatë ia kanë mësyrë pozitës së drejtorit të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, u.d. i drejtorit aktual Osman Hajdari dhe dr. Gëzim Murseli, aktualisht drejtor në Qendrën Kombëtare të Mjekësisë Sportive, shkruan gazeta “Shneta”.

Konkursi i hapur në dhjetor të vitit të kaluar është mbyllur më 2 janar të këtij viti.

Tashmë janë bërë më shumë se dy javë nga mbyllja e afatit për dorëzimin e aplikacioneve, por procesi ende nuk ka vazhduar më tej.

Kjo për arsye se Bordi drejtues i Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar, i cili e ka për detyrë që të emërojë komisionin për këtë konkurs, ende nuk e ka marrë këtë vendim.

Bazuar në Rregulloren 30/2024 për procedurën e pranimit të nëpunësve të shërbimit publik në sektorin e shëndetësisë, verifikimi i kandidatëve duhet të bëhet jo më larg se 15 ditë nga data kur është mbyllur afati për aplikim.

Emrat e kandidatëve për këtë pozitë ende nuk janë publikuar në uebfaqen e SHSKUK-së.

Gazeta e ka pyetur SHSKUK-në dhe Bordin drejtues në lidhje me këtë procedurë, por ende nuk kanë kthyer përgjigje. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat