Bajrami, Muratit: Ia keni rritur pagat vetës, nisja këndo se s’i dihet ku e ke të fshehur talentin!

Aktuale

Bajrami, Muratit: Ia keni rritur pagat vetës, nisja këndo se s’i dihet ku e ke të fshehur talentin!

Më: 16 janar 2025 Në ora: 14:25
Hykmete Bajrami

Hykmete Bajrami ka akuzuar Hekuran Muratin se përsëri po bën propagandë.

Përmes një postimi në Facebook, Bajrami u shpreh se gjatë tërë mandatit, Murati ka rritur pagat për sektorin publik pët 6 euro e 80 cent, sakaq me të shpallur zgjedhjet, i ngriti për 55 euro.

“45% Hekurani ia ka rritë pagën Albinit, vetës, zëvendëskryeministrave, ministrave, zëvendësministrave, këshilltarëve politikë, asistentëve të kabineteve dhe shoferëve të tyre”, u shpreh Bajrami.

Ajo shtoi se me ngritjen e ulët të pagave, janë ngritur çmimet e tatimit në pronë, të energjisë elektrike, të produkteve bazë të konsumit.

“Në këtë fushatë, veç nëse mundeni me bë diçka me këndim e recitim, se rezultate s’keni, andaj merrja këngës edhe ti sikur Arbëria se kurrë s’i dihet ku e keni të fshehur talentin!”, u shpreh Bajrami.

Ky është postimi i plotë i saj:

Ministri, që i ka rritë pagat në sektorin publik 6 euro e 80 cent brenda një mandati dhe 55 euro pasi janë shpallë zgjedhjet, sot paska provu prapë me  propagandë.

Qytetarët e dinë kujt ja ke rritë pagën 45%, nëse ka harru dikush që po ua rikujtoj:

45% Hekurani ia ka rritë pagën Albinit, vetës, zavëndëskryeministrave, ministrave, zavëndësministrave, këshilltarëve politikë, asistetëve të kabineteve dhe shoferave të tyre.

Zyrtarëve publik ju ka rritë pagën 6 euro e 80 cent, a të gjithë qytetarëve ju ka dyfishu tatimin në pronë, ju ka dyfishu çmimin e energjisë elektrike dhe ka kqyrë seri derisa çmimet e produkteve bazë të konsumit kanë fluturu në qiell dhe për këtë të fundit mos del me thanë se s’të ka lënë opozita e Gjykata Kushtetuese me bë diçka, sepse ju ka përgenjeshtru kryetarja e Gjykata Kushtetuese znj. Gresa Caka. Thjeshtë të kanë lëverdisë çmimet e larta se ke marrë shumë më shumë buxhet pa i rritë normat tatimore.

Minister,

Në këtë fushatë veç nëse mundeni me bë diçka me këndim e recitim se rezultate s’keni, andaj merrja këngës edhe ti sikur Arbëria se kurrë si dihet ku e keni të fshehur talentin!

Zyrtarët publik me 9 shkurt do të votojnë për Lidhjen Demokratike të Kosovës, numrin 124, do të votojnë për koeficient page 150 Euro.

LDK 124 është numri jonë!

Ndryshimi, është misioni jonë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat