Kadiu: Serbia po e politizon çështjen e personave të zhdukur

Aktuale

Kadiu: Serbia po e politizon çështjen e personave të zhdukur

Më: 16 janar 2025 Në ora: 15:09
Klisman Kadiu

Këshilltari i kryenegociatorit të Kosovës Besnik Bislimi, Klisman Kadiu në një përgjigje për rtv21 tha se është fatkeqësisht që  Serbia po vijon ta politizojë çështjen e personave të zhdukur me dhunë, e ta instrumentalizojë atë për të fshehur të vërtetën mbi fatin e të pagjeturve. Sipas tij,  çështja e personave të zhdukur është  humanitare që ka nevojë për adresim urgjent.

“Fatkeqësisht Serbia vijon ta politizojë çështjen e personave të zhdukur me dhunë, e ta instrumentalizojë atë për të fshehur të vërtetën mbi fatin e të pagjeturve. Kjo është çështje humanitare që ka nevojë për adresim urgjent.

Refuzimi për t’u takuar dje në Bruksel në kuadër të Komisionit të Përbashkët, është refuzim i Serbisë për të zbardhur të vërtetën e fatit të të pagjeturve. Sepse Serbia nuk është e gatshme të përballet me të vërtetën e saj historike, krimet e barbaritetin e së kaluarës, për sa kohë është e njëjta kastë politike që vazhdon të udhëheqë me vendin.

Bashkimi Evropian duhet ta dënojë më fuqishëm e zëshëm mungesën e ecjes përpara me këtë çështje për shkak të destruktivitetit të Serbisë”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat