Koalicioni “Për Familjen” nesër bën hapjen zyrtare të fushatës

Aktuale

Koalicioni “Për Familjen” nesër bën hapjen zyrtare të fushatës

Më: 16 janar 2025 Në ora: 15:10
Koalicioni “Për Familjen”

Nesër, më 17 janar 2025, do të bëhet hapja zyrtare e fushatës së koalicionit “Për Familjen” në qytetin e Pejës.

Në një njoftim për media bëhet e ditur se tubimi do të mbahet në sallën e hotelit Dukagjini.

Kjo duke filluar nga ora 18:30, ku do të bëhet edhe prezantimi i kandidatëve nga kjo zonë.

“Ju ftojmë të merrni pjesë në këtë ngjarje të rëndësishme dhe t’i bashkoheni programit tonë për një të ardhme më të mirë për familjet!”, thuhet tutje në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat