KQZ pret në takim eurodeputeten Loiseau, shefen e Misionit Vëzhgues të BE

Aktuale

KQZ pret në takim eurodeputeten Loiseau, shefen e Misionit Vëzhgues të BE

Më: 16 janar 2025 Në ora: 15:55
Pamje nga takimi

Kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi dhe anëtarët Sami Kurteshi, Arianit Elshani, Sami Hamiti, Ibrahim Selmonaj, Alban Krasniqi, Ćemailj Kurtisi dhe Fazli Stollaj, pritën në takim Nathalie Loiseau, anëtare e Parlamentit Evropian dhe njëkohësisht shefe e Misionit Vëzhgues të Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian.

Në qendër të diskutimeve gjatë këtij takimi ishin përgatitjet për organizimin e Zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025.

Fillimisht, Radoniqi shprehu rëndësinë e madhe që ka për KQZ-në vëzhgimi i zgjedhjeve, pasi në këtë mënyrë do të rritet besueshmëria në procesin zgjedhor dhe se gjetjet e vëzhguesve do të merren seriozisht nga KQZ, ashtu si në të kaluarën.

Kryesuesi Radoniqi informoi vëzhguesit nga BE lidhur me përgatitjet që aktualisht është duke i zhvilluar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për organizimin e Zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës, siç është zhvillimi i votimit përmes postës për votuesit jashtë vendit dhe trajnimi i trupave zgjedhore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat