DnV me platformë, votuesit mund të gjejnë se me cilën kanë qëndrime të përafërta

Aktuale

DnV me platformë, votuesit mund të gjejnë se me cilën kanë qëndrime të përafërta

Më: 16 janar 2025 Në ora: 16:03
Foto ilustrim

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) dhe koalicioni Demokracia në Veprim kanë lansuar platformën e re digjitale Smartvote Kosova.

Sipas tyre, aty ka një pyetësor online prej 26 pyetjesh i cili thuhet se  do t’i ndihmojë votuesit të kuptojnë se me cilën apo cilat parti politike i ka qëndrimet më të përafërta.

“Qëndrimet lidhen me një gamë të gjerë të çështjeve nga fusha e ekonomisë, shëndetësisë, drejtësisë, mbrojtjes, sigurisë, etikës shoqërore, mjedisit apo politikave sociale”, thuhet në njoftimin e KDI-së.

Sipas krijuesve të kësaj platformë online, qëllimi kryesor është që në prag të zgjedhjeve të promovohet dhe kultivohet një diskurs i shëndoshë shoqëror, që bazohet në ofertat programore të subjekteve politike në garë dhe në prioritetet e qytetarëve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat