Specialja flet për kushtet e paraburgimit në Hagë

Aktuale

Specialja flet për kushtet e paraburgimit në Hagë

Më: 16 janar 2025 Në ora: 17:21
Angela Griep

Angela Griep, zëdhënëse e Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, sot në një konferencë për media ka folur në lidhje me kushtet e paraburgimit për të akuzuarit nga Specialja.

“Javët e fundit ka pasur komente në lidhje me kushtet e paraburgimit.

Dua të shfrytëzoj rastin të sqaroj se objekti i paraburgimit i DHSK-së monitorohet nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (NNKK), i cili kryen inspektime të rregullta, të palajmëruara dhe të pavarura në objektin e paraburgimit për të këqyrur respektimin nga njësia e paraburgimit të të drejtave të njeriut, së drejtës ndërkombëtare dhe të standardeve të pranuara të trajtimit.

Gjithashtu, edhe Avokati i Popullit i DHSK-së kryen inspektime të rregullta për mbikëqyrjen e kushteve të paraburgimit”, tha ajo sot në një konferencë online për gazetarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat