Që nga nisja e fushatës Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa pranoi 13 ankesa të subjektebe politike për shkelje gjatë fushatës zgjedhore disa prej të cilave tashmë janë shqyrtuar dhe rezultuan edhe me gjoba për disa parti.
Ky institucion i tha rtv21 se në shqyrtim e sipër janë edhe 5 ankesa të kanë të bëjnë me shkelje të kodit të mirësjlles.
“PZAP-i, ka pranuar gjithsej 13 ankesa, të cilat kanë të bëjnë me shkeljet gjatë fushatës zgjedhore të parapara me Kapitullin V- Kodi i Mirësjelljes për Subjektet Politike, Mbështetësit e tyre dhe Kandidatët, të Ligjit Nr.08/L-228-LZP, për Zgjedhjet e Përgjithshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, që do të mbahen më datë 09.02.2025.
Ankesat të cilat janë në shqyrtim nga PZAP-i, për fushatën zgjedhore, gjithsejt janë 5 ankesa”, tha PZAP-ja.