“Mizat” dhe lista e nëntokës ‘gazetareske’, familja Imeri me mesazh të fuqishëm për fushatën zgjedhore – ja me kë e krahason Kurtin

Aktuale

“Mizat” dhe lista e nëntokës ‘gazetareske’, familja Imeri me mesazh të fuqishëm për fushatën zgjedhore – ja me kë e krahason Kurtin

Nga: A.M. Më: 16 janar 2025 Në ora: 17:40
Albin Kurti dhe Donika Gërvalla

Familja e veprimtarit të vrarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës Haki Imeri, ka dalë me një shkrim në Facebook, lidhur me fushatën zgjedhore në Kosovë

Ajo ka vlerësuar lartë politikën e Kurtit dhe LVV, derisa ka kritikuar ashpër partitë opozitare dhe të analistët që kritikojnë partinë në pushtet.

Kjo familje e krahasoi Kurtin me një “shqiponjë”, shkruan "Bota sot".

Në një vend ku politika ngjan më shumë me një arenë cirku sesa me një institucion demokratik, Albini hyn në skenë si një shqiponjë që qesh dhe pastaj ngjesh”, shkroi familja Imeri, përcjell “Bota sot”.

Shkrimi i plotë

Kurti- 3

“Mizat” dhe lista e nëntokës ‘gazetareske’

-Në një vend ku politika ngjan më shumë me një arenë cirku sesa me një institucion demokratik, Albini hyn në skenë si një shqiponjë që qesh dhe pastaj ngjesh.

-Ndërsa, mizat me lista përpiqen të fluturojnë mbi të. Këto miza – një përzierje e "gazetarëve" të pazarit të mbrëmjes, "analistëve" pa asnjë kreativitet evident.

-Politikanët opozitarë ngjajnë me kukulla të çoroditura, zhurmaxhinj e patriotë të rremë – përpiqen ta sulmojnë shqiponjën me të vetmen armë që kanë: llafe boshe dhe muhabet çajtoresh.

-Albini, siç e përshkroi njëherë lideri demokrat shqiptar, Sali Berisha, është një "kafshë politike".

-Por jo nga ato që qëndrojnë në fermë – ai është një Luan në xhunglën politike të Kosovës.

 -Nëse këta rivalë janë mizat me lista që kërcejnë nga një mbetje në tjetrën, Albini është ventilatori që i shpërndan ato në ajër.

-Ka një lloj bukurie komike te këta "gazetarët dhe analistët" që hanë bukë në opozitë dhe nxjerrin helm për Albinin.

-Me deklarata bombastike dhe lajme të rreme s’bindin as fëmijët 5-vjeçarë, ata vazhdojnë një betejë që duket e humbur.

-E dinë se po gënjejnë, por kanë mbetur mbrapa në të kuptuarit e situatës, dhe pikërisht kjo gjendje e tyre i sjell Albin Kurtit vota.

-Albini mjafton të hapë një debat, dhe opozita me të gjithë "hibridet" vetëdigjet në llumin e saj.

-T'i quash këta gazetarë "kritikë" është si të quash një mizë "superhero".

-Ata sillen rreth Albinit si një tufë mizash që përpiqen të pickojnë, por përfundojnë ... Në vend që ta dëmtojnë, ata e bëjnë edhe më të fortë!

-Opozita ka investuar gjithçka në këtë fushatë për të "shkatërruar Albinin".

-Kanë "paguar" gazetarë, kanë stisur ngjarje dhe kanë ftuar "analistë" që dinë vetëm një refren:

"Faji është i Albinit."

-Kjo është strategji pa kauze, pa përmbajtje, pa vizion që në fakt e dëmton opozitën.

 -Opozita ka rënë në kurthin e individëve të kamufluar si gazetarë, por që janë pjesëtarë hibrid, dhe se opozita do del me humbje  nga kjo garë elektorale.

-Pasojat e kësaj humbjeje opozita do t’i ndjejë me dekada e qe besa, nëse opozita nuk rritet pak edhe mund të 'zhduket'.

-Përpjekjet për ta përbaltur një shqiponjë përfundojnë duke bërë baltën t’u kthehet bumerang. Opozita po rrëshqet në pellgun e baltës që vetë ka krijuar.

-Më 9 shkurt, Kosova do të jetë dëshmitare e një historie që do të shkruhet me germa të mëdha.

- 'Gazetarët' që shpikin ngjarje të paqena e ngritën lart Kryministrin.

-Shërbëtorët e opozitës, në vend që ta dëmtonin, përfunduan duke i shërbyer.

-Shqiponja fluturon, ndërsa mizat me listat e tyre mbesin në kënetë. 

 -Shqiponja qesh. Kosova qesh.

-Dhe më 9 shkurt, vazhdon misionin: Epoka e Albin Kurtit.

-Epokë që nisi më 14 shkurt 2021 dhe vazhdon më 9 shkurt 2025.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat