Hamza në Skënderaj premton investim mbi 6 miliardë euro në projektet kapitale

Aktuale

Hamza në Skënderaj premton investim mbi 6 miliardë euro në projektet kapitale

Më: 16 janar 2025 Në ora: 17:52
Foto nga vendi i ngjarjes

Partia Demokratike e Kosovës është duke mbajtur tubim zgjedhor në Skënderaj.
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza u premtoi drenicakëve zhvillim ekonomik të vendit me inveestim deri në 6 miliardë euro në projektet kapitale.

“Në zhvillimin ekonomik të vendit, në përmirësimin e arsimit që të përgatiten gjeneratat e reja për vendet e punës. Në shërbime mjekësore pa pagesë për të gjithë, dyfishim i buxhetit për barna e trajtim për sëmundjet në spitalet e Kosovës. Në hapa për të ndihmuar familjet të përballojnë koston e jetës. Në ndërtim të infrastrukturës e ndërtim të sigurisë energjetike për Kosovën. Do të investojmë mbi 6 miliardë euro në projektet kapitale dhe zhvillimore. Në hekurudha, infrastrukturë rrugore, energji dhe ujë”, ka thënë Hamza.

Ai po ashtu u zotua se për familjet e dëshmorëve, veteranët dhe invalidët e luftës rritje të pensioneve për 50%.

“E dyta ju prindër të dëshmoreve nuk do të detyroheni të zgjedhni mes pensionit të moshës dhe atij të familjes së dëshmorit sepse do t’I merrni të dy pensionet. “, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat