Kurti premton 15 milionë për bujqësi dhe 4.7 milionë për arsim për Istogun

Aktuale

Kurti premton 15 milionë për bujqësi dhe 4.7 milionë për arsim për Istogun

Më: 16 janar 2025 Në ora: 19:52
Albin Kurt

Kandidati për kryeministër nga LVV, Lista Guxo e Alternativa, Albin Kurti, ka premtuar për qytetin e Istogut 15 milionë euro në bujqësi e 4,7 milionë euro në arsim.

“2.1 milionë euro janë për ndërtimin e Qendrës të Mjekësisë Familjare Kryesore në Istog, punimet kanë filluar e Istogu do të ketë një qendër të re, bashkëkohore, moderne. Për Istogun në arsim janë 4.7 milionë euro, në bujqësi 15 milionë euro, në ushtri mbi 2 milionë euro dhe në shëndetësi 2.3 milionë euro”, ka thënë Kurti nga shtëpia e kulturës “Adem Jashari.

Ai ka thënë se investimet do të vazhdojnë në bujqësi, arsim, digjitalizim dhe shëndetësi.

Donika Gërvalla nga Lista Guxo ka thënë se Qeveria Kurti ka dëshmuar që nuk ju dorëzohet presionit.

“Këtë mandat e kemi filluar me emergjenca e kushte të jashtëzakonshme. Kemi bërë punë të mira e të mëdha për Kosovën, dhe këtë e kemi bërë në partneritet të ngushtë e të jashtëzakonshëm me VV dhe Alternativa sepse kemi idealet dhe qëllimet e njëjta”, ka thënë ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat