Policia evakuon një grua nga ballkoni i banesës që u përfshi nga zjarri në Prishtinë

Aktuale

Policia evakuon një grua nga ballkoni i banesës që u përfshi nga zjarri në Prishtinë

Më: 16 janar 2025 Në ora: 20:22
Foto nga vendi i ngjarjes

Disa persona po trajtohen nga ekipet mjekësore, kryesisht nga probleme të shkaktuara nga tymi si pasojë e zjarrit që kaploi një ndërtesë në Emshir të Prishtinës.

Aktualisht po vazhdon evakuimi i banorëve të ndërtesës.

Siç kanë raportuar mediat Policia ka evakuuar një grua nga ballkoni i banesës në “Emshir” që u përfshi nga zjarri.

Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe kryetari i Prishtinës Përparim Rama. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat