Vrasja e Liridonës, gazetarja: Familja e viktimës ka mësuar motivin e vrasjes, jo vetëm problemet në çift, por...

Aktuale

Vrasja e Liridonës, gazetarja: Familja e viktimës ka mësuar motivin e vrasjes, jo vetëm problemet në çift, por...

Më: 16 janar 2025 Në ora: 23:19
Liridona Ademaj dhe Naim Murseli

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj katër personave për vrasjen e 30-vjeçares Liridona Ademajt, kryer në 29 nëntor të vitit 2023.

Sipas kësaj prokurorie Naim Murseli, Kushtrim Kokalla dhe Granit Plava janë të përfshirë në mënyrë direkte në vrasjen e Liridona Ademajt duke shtuar se aktakuze është ngritur edhe për një të pandehur të katër, identiteti i të cilit nuk u bë i ditur për shkak të hetimeve, por për të cilin mendohet se ka qenë i përfshirë në vrasje në mënyrë jo të drejtpërdrejt.

Përsa i përket bashkëshortit Murseli, Prokurorja e ka cilësuar atë si planifikues të vrasjes.

Gazetarja Anduena Llabani në “360 Gradë” në ABC News, foli për ngjarjen e rëndë që tronditi mbarë opinionin publik, duke u ndalur edhe tek aktakuza e ngritur nga Prokuroria Themelore në Prishtinë.

“Familja e viktimës ka mësuar motivin e vrasjes që kishte lidhje jo vetëm për problemet në çift por edhe ato financiare. I gjithë problemi, njerëzit që janë përfshirë, i gjithë plani i ngritur, synonte të bëhej edhe një politikan në Kosovë. Fakti që shpresonte të merrte të gjithë pasurinë që kishte e ndjera, pasi dihej që Liridona në Suedi kishte një pasuri shumë të madhe dhe kishte biznese dhe para në banka. Të mos harrojmë se nga viti 2010 deri tani që po flasim në Kosovë janë vrarë nga bashkëshortët më shumë se 60 gra”, tha ajo.

Psikologia Aurela Agalliu u shpreh: “Të vrasës nënë e fëmijëve, të jesh bashkëpunëtor, ka një mungesë të thellë të parimeve themelore të të qenit njeri. Janë raste tronditëse. Këto raste janë të rralla. Raste të tilla na kanë treguar që prej shumë vitesh këto gra nuk e kanë ditur me kanë jetuar. E shoh si një shfryrje impulsi urrejtje kundrejt bashkëshortes. Pasurimi i tij në kurriz të jetës së fëmijëve është ajo që më bën shumë përshtypje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat