“Shkollat janë bërë vende të tregtimit të drogave – do të ketë policë nëpër shkolla e lagje” – Abdixhiku për rritjen e sigurisë

Aktuale

“Shkollat janë bërë vende të tregtimit të drogave – do të ketë policë nëpër shkolla e lagje” – Abdixhiku për rritjen e sigurisë

Më: 16 janar 2025 Në ora: 23:22
Lumir Abdixhiku

Lideri dhe kandidati i LDK’së për kryeministër, Lumir Abdixhiku thotë se një nga brengat e prindërve janë edhe shkollat të cilat janë bërë vende të tregtimi të drogave.

Abdixhiku thotë se nëse ai bëhet kryeministër i ardhshëm i Kosovës, do të rris sigurinë si në lagje, ashtu edhe nëpër shkolla.

Tani shkollat e Kosovës janë bërë qendra të frekuentimit të dilerëve të drogave dhe substancave më ë rrezikshme. Kjo është brenga kryesore, unë fëmijët i kam ende të vegjël, por me sa po dëgjoj, shkollat janë bërë vende të tregtimit të drogave te fëmijët tanë”

Abdixhiku dha idenë për rritjen e numrit të policëve në 10 mijë policë.

Unë kam idenë e rritjes së numrit të policëve të Kosovës, në 10 mijë policë. Tani për tani i kemi 7500, pra 1500 janë në zyrë, administrata duhet me u bo prej stafit administrativ e nuk ka nevojë polici në uniformë. Unë po flas për 10 mijë policë në uniformë që duhet me qenë në terren. Kanë 1500 vetura, 700 janë funksionale, 700 nuk punojnë”.

Ai shton se për rritjen e sigurisë duhet të ketë policë në çdo lagje, pra secila lagje ta ketë policin e saj dhe ai të jetë në dijeni për çdo gjë.

“Cdo lagje t’i ketë policë të vetë. Polici në bashki është zgjidhje e krijimit edhe në shkolla të mesme e të fillore. Kur polici e kupton qartë, është polici i lagjes, i shkollës, i din edhe ata problematikët e lagjeve, të kafeve edhe rahaton vendin për besë shumë shpejt”, përfundon Abdixhiku.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat