Hamza për nivelizimin e çmimit të barnave: Tregu rrezikon të mbetet pa to

Aktuale

Hamza për nivelizimin e çmimit të barnave: Tregu rrezikon të mbetet pa to

Më: 17 janar 2025 Në ora: 00:04
Bedri Hamza

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova ka folur në lidhje me nivelizimin e çmimit të barnave.

Ai është shprehur se nëse nuk bëhet në mënyrë të saktë dhe profesionale, tregu rrezikon që të mbetet pa barna.

“Nëse nuk bëhet në mënyrë të saktë, profesionale, të mirë studiuar, nuk mundesh me e detyru, nuk ke mekanizëm, një kompani e cila merret me importim apo shitjen e barnave, me marrë një artikull i cili i prodhon humbje”.

“Në një moment të caktuar ai ristrukturohet, kalon në një sektor tjetër. Ekonomia duron gjithçka, pos humbjes. Prandaj, në këtë drejtim, nuk mund të prodhosh situatë ku ti me rreziku që me lën tregun pa barna. Rregullimi po, rregullat po, por në përputhje me një studim të mirëfillt edhe me standarde”, u shpreh tutje Hamza.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat