“Mladiqin e kam pa me sytë e mi”, Gucati: Lukiqi u anku se e lëshojshim këngën e Adem Jasharit

Aktuale

“Mladiqin e kam pa me sytë e mi”, Gucati: Lukiqi u anku se e lëshojshim këngën e Adem Jasharit

Më: 17 janar 2025 Në ora: 14:35
Hysni Gucati

Kreu i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati në “Politiko” me Kushtrim Sadikun, ka rrëfyer momente nga takimi me ish-komandantin serb, Ratko Mladiq dhe Sretan Lukiq në Hagë, të cilët janë përgjegjës për krime të luftës në Bosnje Hercegovinë dhe Kosovë.

Gucati ka theksuar se ka qenë një ndjenjë e keqe ta shohë Mladiqin në Hagë, duke thënë se “ai dhe ish-krerët e UÇK-së nuk mund të barazohen me dikë që ka kryer krime lufte dhe terror”.

“Me Mladiqin kam rastis. E kam pa ta mjeku poshtë. Unë kam hi, ata e kanë qit prej jashtë. Kur e sheh një kriminel lufte që ka vra gra, pleq dhe fëmijë në Bosnje dhe kur e sheh veten që nuk ke ba atë terror, nuk e ndjen veten mirë”, ka thënë Gucati.

Për më tepër, Gucati ka rrëfyer edhe një ankesë që ish-shefi i MUP-it në Kosovë, Sreten Lukiq kishte pasur ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

“Një ankesë e Sretan Lukiqit pse ne e kemi lëshu këngën e Adem Jasharit. Ai thotë po më provokojnë shqiptartë”, ka rrëfyer Gucati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat