Kandidati për kryeministër nga radhët e LDK-së, Lumir Abdixhiku ka vizituar sot një biznes në Pejë.
Por, Abdixhiku shpreh një hall për bizneset. E ajo është problemi me rrymë.
“Eksport, punësim, vlerë! Por, probleme me rrymë! Viti 2025 e bizneset tona që krijojnë ballafaqohen me probleme bazike, sikurse energjia elektrike!”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.
Ai shton se nën qeverisjen e tij, bizneset e vendit do të trajtohen si partnerë në zhvillimin e Republikës, e jo të gozhdohen e as të shantazhohen.
“Me qeverinë tonë të ardhshme, bizneset e vendit do të trajtohen si partnerë në zhvillimin e Republikës; jo të gozhdohen e shantazhohen! Politikat tona do të drejtohen nga ta; sepse besojmë në zhvillim, sepse jemi të djathtë! Bashkë me ta, do ta ndërtojmë të ardhmen e ndritur për Kosovën dhe për qytetarët tanë!”.