Me katër vota për, Besnik Berisha është zgjedhur kryetar i ri i Komisionit të Pavarur për Media (KPM). Kjo pas propozimit të disa nga anëtarët në këtë institucion që kryetari të zgjidhet sot, meqenëse mandati i kryetarit, Jeton Mehmeti përfundon të martën.
Me të zgjedhur kryetari i ri, Mehemti ka kërkuar që vazhdimin e mbledhjes të bëjë Berisha. Mirëpo, me këtë nuk u pajtuan disa nga anëtarët prezent. Sipas tyre kryetari i sapo zgjedhur sot vazhdon mandatin e tij nga dita e martë dhe jo nga sot.
Mehmeti: Kërkoj që kryetari i sapo zgjedhur të vazhdoj me udhëheqjen e kësaj mbledhje
“Duke u thirrur në ligjin për KPM, nenin 14, dhe në bazë të interpretimit që dha kryeshefi i zyrës ekzekutive që votimi është në rregull. Me katër vota “për”, zgjidhet Besnik Berisha si kryetar i ri i KPM-së. Në nenin 15 të ligjit të KPM-së i udhëheq kryetari në pajtim më rregulloren e punës së KPM-së. Andaj, kërkoj që kryetari i sapo zgjedhur të vazhdoj me udhëheqjen e kësaj mbledhje”, tha Mehmeti.
UD kryeshef ekzekutiv, Niman Racaj ka thënë se kryetari i sapo zgjedhur vazhdon mandatin e tij nga e marta.
Racaj: Kryetari i sapo zgjedhur sot e vazhdon mandatin e tij nga dita e martë
“Kryetari i sapo zgjedhur sot e vazhdon mandatin e tij nga dita e martë, e jo nga sot, KPM është e qartë në këtë pikë...Nuk ka shkarkim të kryetarit i bie që kryetari vazhdon deri në përfundim të mandatit, pas përfundimit vazhdon kryetari i ri”, tha Racaj.
Ndërsa, Mehmeti tha se për shkak të paqartësive të krijuara sot nuk sheh hapësirë të vazhdojë mbledhjen.
Mehemti: Për shkak të paqartësive, nuk shoh hapësirë për të vazhduar kjo mbledhje
“Nëse është në kompetencë timen siç po interpretoni ju, për shkak të paqartësive që u krijuan sot me Rregullore, nuk shoh hapësirë për të vazhduar kjo mbledhje, kështu presim të thirret një mbledhje tjetër”, tha Mehmeti.
Ndërsa, anëtarja tjetër e KPM-së, Luljeta Aliu ka akzuar Mehmetin se është duke e sabotuar punën.
Aliu: Për çfarë arsye a mund të na shpjegosh kryetar se je duke e sabotuar pak punën
“Për çfarë arsye a mund të na shpjegosh kryetar se je duke e sabotuar pak punën”, tha ajo.
Porse, këtë e ka reaguar Mehmeti. Siç tha ai, “Me pas sabotuar, nuk isha ardhur sot hiq këtu”.
Ndërsa, Aliu ka vazhduar me diskutim duke thënë se “mezi ke ardhur”.
Aliu: Mezi ke ardhur
“Mezi ke ardhur. E dimë kemi pas disa diskutime”, tha Aliu.
Ndërkaq, kryetari i sapozgjedhur, Besnik Berisha ka thënë se askund nuk është thënë se mandati digjet këtu, derisa ka përmendur edhe rastin e Gjykatës Kushtetuese, duke e zgjedhur kryetarin paraprakisht.
Berisha: Askund nuk thamë se mandati digjet këtu ose shkarkohesh
“Askund nuk thamë se mandati digjet këtu ose shkarkohesh. Ne kemi rastin më të mirë Gjykatën Kushtetuese, e kemi shembull, ne po bëjmë çfarë kanë bërë ata pak a shumë, po e zgjedhim kryetarin paraprakisht”, tha Berisha.
Ndërsa, Mehemti wshtë përgjigjur se çështja është tek siguria ligjore. Siç tha ai, ligji është më i qartë se rregullorja.
Mehmeti: Çështja është tek siguria ligjore, nuk po iki, nuk po zhdukem
“Çështja është tek siguria ligjore. Prej këtij momenti kur zgjidhet një kryetar i ri nuk kam siguri për të vazhduar sepse janë shkeljet të ligjit ë KPM-së. Ligji është më i qartë se rregullorja, më obligative. Ne këtë aspekt nuk mund të vazhdoj këtë mbledhje meqë konsideroj se është zgjedhur një kryetar i ri...Jam i vetëdijshëm që mandatin e anëtarit të KPM-së nuk ma keni marrë sepse ma ka dhënë Kuvendi. Me këto vota që u bënë dhe këtë votim, që procesi është legjitim nuk ndiej siguri juridike të vazhdoj drejtimin e mbledhjes. Nuk po iki, nuk po zhdukem”, tha Mehmeti.