​Haradinaj: Kurti po na poshtëron e po na fyen, Peja nuk duron

Aktuale

​Haradinaj: Kurti po na poshtëron e po na fyen, Peja nuk duron

Më: 17 janar 2025 Në ora: 19:23
Daut Haradinaj

Kandidati për deputet nga AAK-ja Daut Haradinaj ka akuzuar Qeverinë Kurti për anashkalim të Dukagjinit gjatë qeverisjes së tij dhe ka kërkuar nga qytetarët ndëshkimin me votën e tyre më 9 shkurt.

Ai në tubimin zgjedhor sonte në Vitomiricë të Pejës ka nderuar vëllezërit Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zekës në 44-vjetorin e vrasjes së tyre, teksa ka radhitur akuzat ndaj Qeverisë Kurti.

Haradinaj: Qeveria Kurti e përbuzi Dukagjinin

“Nuk e thashë rastësisht pse është përvjetori i Jusuf Gërvallës, dhe nuk e përmenda as rastësisht as Kadriun se pikërisht emri i tyre ka qenë i Brigadës 131, ku i kemi mbi 300 dëshmorë dhe i kemi mbi 700 invalidë të invalidë dhe i kemi pikërisht 4 mijë veteranë të luftës dhe pikërisht ajo e tij para disa dite luftëtarët e lirisë që ia sollën bashkimin e Pejës dhe nuk ura e jugut dhe veriut i quajti banditë, prandaj ajo është një bandite dhe ajo e meriton një duartrokitje për t’i treguar se bandite je ti me bandën tënde në Qeverinë e Kosovës...Ata e kanë ulë këmbëkryq Jugosllavinë në qeveri e mendojnë që historia në Pejë ka qenë kështu gjithmonë, por jo. Edhe këtu ka qenë Serbia këmbëkryq, por pikërisht ata banditë që po i quan ajo e kanë bërë qytetin e bashkuar dhe e kanë qitur flamurin në kullë të Zhlebit... Dhe kjo qeveri ka përbuzur aq skajshëm sa në mendjen e saj kjo qeveri Dukagjinin e quan Metohi dhe mirë na e bën, sepse në zgjedhjet e fundit para katër vjetëve ia kemi dhënë 50 mijë vota, prandaj në demokraci nuk ka formë tjetër përveç atë besim që ia kemi dhënë, me ia marrë me votën e lirë më 9 shkurt dhe të votojmë numrin 137... Ata (qeveria Kurti) mendojnë se do të kthehen serish vëllezërit Kariq në Pejë, por jo se ende janë ‘banditët’ këtu që i tregojnë si në kohën e ‘98 dhe ‘99. Ai (Kurti) jarani që qeveris shtetin, e që i ka humbur rruga në oborr, në vend se t’i kërkojë falje Pejës, ai vjen na fyen e na e poshtëron, duke bërë shaka me ne, por e them se Peja këtë s’do ta durojë”, ka thënë Haradinaj.

Kosova ka hyrë më 11 janar në fushatë zgjedhore për garën e 9 shkurtit, në të cilën do të marrin pjesë 28 subjekte politike. Këto janë zgjedhjet e para të rregullta në Kosovë pas shpalljes së pavarësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat