Kurti në Prizren: Erdhi dita që ‘verbon kriminelët dhe armiqtë’

Aktuale

Kurti në Prizren: Erdhi dita që ‘verbon kriminelët dhe armiqtë’

Më: 17 janar 2025 Në ora: 21:25 Përditësuar në ora: 21:46 më 17.01.2025
VV në Prizren

Kurti serish merret me Devollët: Malli i huaj s’bëhet i yti, të kthehen 62.6 milionë euro

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje Albin Kurti edhe një herë ka kërkuar nga kompania Devolli që të kthejnë 62.6 milionë euro, që siç tha ai i kanë marrë në arbitrazhet e kurdisura.

Në tubimin e sotëm zgjedhor në Prizren, Kurti tha se duhet të ketë një kryeprokuror të ri e profesionist, pasi sipas tij “krerët e prokurorisë kanë vdekur për së gjalli”.

Kurti: Krerët e prokurorisë kanë vdekur për së gjalli, Devollët të kthejnë 62.6 milionë euro

“Korporata Devolli 62.6 milionë euro ia ka zhvatur Telekomit të Kosovës që do të thotë që secilit prej juve, secilit qytetar ia ka marrë përafërsisht 40 euro. Andaj, unë kërkoj përsëri nga pronari i korporatës Devolli që t’ia kthejë menjëherë Telekomit të Kosovës 62.6 milionë euro dhe t’iu kërkojë falje për arbitrazhin e kurdisur. Malli i huaj s’bëhet i yti. Shtetin tënd nuk bën me vjedh. Ktheni paratë, fitoni shpagim. Ku është Z-Mobile sot? Zyrtarisht Z-Mobile veç një të punësuar e ka, sepse nuk ju duhen më meqë e kanë kryer plaçkitjen. E krerët e prokurorisë qartazi kanë vdekur për së gjalli. Na duhet me doemos, na nevojitet një kryeprokuror i ri, profesionist, patriot, i ndershëm. Bandat e Serbisë dikur pasuroheshin në veri, e këta oligarkët pasuroheshin në arbitrazhe ndërkombëtare. Të dy grupet kundër Kosovës, shtrohet pyetja a me koordinim a po koordinim. Bandat i shporrëm dhe i shpartalluam, kurse këtyre edhe një herë po iu bëjmë kërkesë publike që menjëherë të kthejnë 62.6 milionë euro te Telekomi i Kosovës”, tha Kurti.

Kjo nuk është hera e parë që pari i Lëvizjes Vetëvendosje merret me Devollët, pasi edhe në të kaluarën ai ka adresuar ndaj tyre kritika e akuza.

Kurti në Prizren: Erdhi dita që ‘verbon kriminelët dhe armiqtë’

Kandidati për kryeministër Albin Kurti tha se “altoparlantët e oligarkëve” po thonë se Vetëvendosja nuk po e mbështet biznesin. Ai i ka quajtur të kufizuar me dije ata që besojnë se bizneset nuk “ja kanë parë hairin rritjes së qëndrueshme”. Kreu i LVV-së, Albin Kurti tha se më 9 shkurt “do të verbohen kriminelët dhe armiqtë.”

Para simpatizantëve në tubimin në Prizren, Kurti tha se gjatë mandatit katërvjeçar është mbështetur, shoqëria, sektori privat dhe ndërmarrjet publike.

Kurti: A keni dëgjuar altoparlantët e oligarkëve kur thonë se VV s’po mbështet biznesin

“A i keni dëgjuar të dashur qytetarë të Prizrenit altoparlantët e oligarkëve kur thonë se Vetëvendosja nuk po e mbështet biznesin. Hajde rrenë hajde. Në katër vjet qeverisje rritja mesatare ekonomike ishte 6 për qind, asnjëherë pa rënë nën 4 për qind. Duhet të jesh fort i kufizuar me dije të besosh që nuk ja ka pa hairin biznesi kësaj rritjeje të qëndrueshme. Por edhe krejt i padijshëm të jesh megjithatë nuk mund të mos kuptosh se përmirësimi i raportit eksport-import nga 1/9 në 1/6 siç ka ndodhur në qeverinë tonë nuk mund të realizohet pa forcim të biznesit vendor, pa zgjerim të prodhuesve vendor”, tha ai.

Pasditen e së premtes, Kurti përmendi edhe aktivistët Astrit e Arbnor Dehari për të cilët tha se “shpirti i tyre na bashkon”. Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje deklaroi se më 9 shkurt votohet për të ardhmen e vendit, mes tjerash përmendi nënat dhe fëmijët, invalidët dhe veteranët.

Kurti: Erdhi dita që verbon kriminelët dhe armiqtë

“Punoni shumë, ditë e natë, natë e ditë, sepse erdhi dita që të shohim shumë dritë. E shumë dritë që ndriçon të ardhmen për popullin dhe miqtë dhe shumë dritë që verbon kriminelët dhe armiqtë. E që na vjen e që na sjell te 500 mijë zemra që do të rrahin, por si një të dielën e 9 shkurtit me pulsin 118, me pulsin e atyre që ecin shpejt e punojnë shumë”, deklaroi ai.

Sipas Kurtit, që nga paslufta Prizreni asnjëherë nuk ka qenë më i përfaqësuar në nivelin qendror se sa në katër vitet e qeverisjes së tij. Ai premtoi se në spitalin e këtij qyteti do të vazhdojnë investimet, për çka tha se do të jetë model për Kosovën.

Kryeministri aktual përmendi edhe projektin e rrugës Prizren-Tetovë, për çka tha se vlera e përgjithshme është rreth 200 milionë euro.

Kurti: Me rrugën Prizren-Tetovë do të vendoset drejtësi historike

“Me këtë rrugë ne vendosim drejtësi historike ndaj një padrejtësie gjeografike. Malet i kemi për të na mbrojtur, jo për të na ndarë. Punimet për rrugën që lidh Prizrenin me Tetovën, Kosovën me Maqedoninë e Veriut, shqiptarët në dy anët e kufirit kanë filluar dhe po ecin me shpejtësi...Vlera e gjithmbarshme e projektit llogaritet të jetë rreth 200 milionë euro, tuneli pritet të kushtojë rreth 150 milionë euro. Me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut kemi marrëveshjen për financimin dhe projektimin e tunelit. Tuneli do t’i bie mes për mes malit të Vërtopit, ai do të jetë i gjatë gati 6 kilometra e gjysmë dhe do të jetë edhe më i gjatë se sa tuneli i Kalimashit për përafërsisht 600 metra”, tha Kurti në Prizren.

Kandidati për deputet, Hajrulla Çeku tha se po mbrohet trashëgimia kulturore në Prizren, meqë sipas tij ky qytet “po bëhet gati për UNESCO”. Gjithashtu, ai tha se po bëhen investime në sport, sepse do të jetë mikpritës i Lojërave Mesdhetare.

Çeku: Në shtetin tonë është një ‘lidhje pa lidhje’ - lidhje me oligarkët

“Në qytetin tonë e në shtetin tonë është edhe një lidhje tjetër. Jo ajo lidhja vjetër, por kjo që po i thonë lidhja e re. Një lidhje që nuk është lidhje, por është lodhje sepse lidhja e tyre është me oligarkët, e lidhja jonë është me qytetarin e Kosovës, lidhja e tyre është e interesit të ngushtë, e lidhja jonë është e vullnetit për zhvillim të gjithmbarshëm. Derisa ata janë lidhja që është lodhur, ne jemi lidhja që lëviz e nuk ndalet, është lidhje e vërteta, lidhje me popullin, lidhja besa-besë”, u shpreh ai.

Një fjalë rasti në këtë tubim mbajti edhe kandidati për deputet Artan Abrashi. Kujtojmë, fushata për zgjedhjet e 9 shkurtit ka nisur më 11 janar me intensivitet të lartë në mesin e akuzave dhe kundërakuzave ndërmjet partisë në pushtet Lëvizjes Vetëvendosje dhe partive opozitare. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat