EULEX-i mohon se ka marrë kërkesë për mbështetje nga Prokuroria e Beogradit për sulmin në Banjska

Aktuale

EULEX-i mohon se ka marrë kërkesë për mbështetje nga Prokuroria e Beogradit për sulmin në Banjska

Më: 17 janar 2025 Në ora: 21:26
Foto ilustrim

Misioni i Bashkimit Europian për Sundimin e Ligjit në Kosovë – EULEX, ka thënë se nuk ka marrë asnjë kërkesë të drejtpërdrejt për mbështetje nga Prokuroria Themelore në Beograd në lidhje me sulmin terrorist të vitit të kaluar në Banjskë të Zveçanit, ku autoritetet kosovare kanë ngritur aktakuzë kundër kryeterroristit Milan Radojiçiqit dhe grupit të tij.

Në reagimin e EULEX-it, thuhet se që nga viti 2018, ky mision nuk mund të kryejë asnjë hetim penal.

“Prej vitit 2018 EULEX-i nuk ka më mandat ekzekutiv. Prandaj, EULEX-i ligjërisht nuk është në gjendje të kryejë asnjë lloj të hetimeve penale, siç është hartimi i raporteve të incidenteve, mbledhja e provave fotografike, raporteve të autopsive, raporteve mjekësore të të dëmtuarve, ekzaminimit të armëve dhe eksplozivëve, dëshmive të dëshmitarëve, etj.

EULEX-i nuk ka marrë asnjë kërkesë të drejtpërdrejtë për mbështetje nga Prokuroria Themelore në Beograd në lidhje me rastin”, thuhet në reagimin e EULEX-it.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat