Partnerët e Forcës së Sigurisë së Kosovës po mbështetin ushtrinë për ngritjen e kapaciteteve operacionale.
Në njoftim është bërë e ditur se instruktorë të ushtrisë turke, kanë realizuar trajnimin për snajper në Regjimentet e Forcave Tokësore të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Njoftimi i FSK-së:
Partnerët e FSK-së, mbështesin ngritjen e kapaciteteve operacionale
Në kuadër të bashkëpunimit me Forcat e Armatosura Turke, me qëllim të ngritjes së kapaciteteve operacionale, instruktorë të ushtrisë turke, kanë realizuar trajnimin për snajper në Regjimentet e Forcave Tokësore të Forcës së Sigurisë së Kosovës.