Ish ambasadorja e Kosovës kritikon Kurtin: Po sulmohet opozita

Aktuale

Ish ambasadorja e Kosovës kritikon Kurtin: Po sulmohet opozita

Më: 17 janar 2025 Në ora: 23:07
Alma Lama

Na ndan vetëm një muaj nga zgjedhjet elektorale të Kosovës më datë 9 shkurt, fushata për të cilën ka ngjallur diskutime dhe opinione të ndryshme nga analistë të ndryshëm.

Alma Lama, ish ambasadore e Kosovës dhe analiste, ka bërë një pasqyrim të asaj se si është shfaqur deri më tani kjo fushatë.

Karakteristika kryesore, është një pozitë agresive në raport me opozitën , tesa kjo e fundit ka zgjedhur të mos përfshihet në debat me të. Lëvizja ‘Vetëvendosja’, konkretisht kryeminstri i Kosovës, në çdo takim elektoral po sulmon deri në fyerje opozitën, kjo është një nga shqetësimet e kësaj fushate.

Nga ana tjetër po sulmon mediat dhe po kërkon armiq në territorin e Kosovës, kështu mund të karakterizohet kjo fushatë elektorale”, tha analistja.

E pyetur se përse është kjo lloj strategjie e sulmit nga ana e ‘Vetëvendosjes’ ndërkohë që ishte në pushtet 4 vite, në një vlerësim të përgjithshëm ajo tha se është një kopmensim në mungesë të rezultateve në çdo fushë. Sipas Alma Lamës, qeveria e Kosovës ka dështuar në qeverisjen e saj.

“Mendoj se lidhet me varfërinë e ofertës së tyre. Pavarësisht qeverisjes 4-vjeçare, në përgjithësi kanë dështuar në të gjitha fushat. Kanë ardhur me premtime të mëdha në shkurtin e 2021, por rezultatet  janë tepër të dobëta për këtë qeveri. Ka dështuar në politikën e jashtme, në dialog, në anëtarësimin e Kosovës siç ishte ai në Këshillin e Evropës.

Gjithashtu nuk ka zhvillim ekonomik. Nuk ka investime të huaja, ka ikje masive të popullsisë, rezulate nuk ka as në shëndetësi e arsim. Në mungesë të rezultateve, po mundohen ta kompensojnë me gjuhën e ashpër elektorale për të marrë vëmendjen mediatike, është strategji elektrorale”, tha Alma Lama, ish ambasadore e Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat