Në një realitet politik ku partitë e vendeve fqinje shpesh shfrytëzojnë mbështetje nga oligarkët dhe kontrollin e medias për të siguruar fitoren zgjedhore, Albin Kurti ka zgjedhur një rrugë krejtësisht të kundërt.
Ai ka nisur një betejë të ashpër kundër këtyre grupeve dhe ndikimeve të tyre, duke u përballur edhe me një fushatë të fuqishme mediatike kundër tij.
Veprimtari nga Amerika, Ramazan Bekteshi, ka thënë se Kurti ëshët i pamëshirshëm ndaj këtyre fenomeneve.
“Fenomeni
Partitë i blejnë oligarkët, mediat e analistët gjatë zgjedhjeve për të fituar.
Kurti i lufton pamëshirshëm e fiton!”, shkruan Bekteshi në Facebook.