“Asgjë e ashpër, nuk dallon nga ajo në Amerikë”, – Krasniqi për gjuhën e Kurtit ndaj opozitës

Aktuale

“Asgjë e ashpër, nuk dallon nga ajo në Amerikë”, – Krasniqi për gjuhën e Kurtit ndaj opozitës

Më: 18 janar 2025 Në ora: 15:09
Florin Krasniqi

Ish-deputeti i Lëvizjes së Vetëvendosjes, Florin Krasniqi thotë se nuk e sheh të ashpër gjuhën e komunikimit të kryeministrit, Albin Kurti në fushatat zgjedhore, sipas tij është krejtësisht demokratike.

Krasniqi tha se gjuhën në të cilën ka përdorur kryeministri nuk është jashtë fjalorit politik.

Madje, ish-deputeti e krahason fjalorin e fushatave në Amerikë, gjë për të cilin thotë se është shumë më ashpër.

Ndërkohë, Krasniqi thotë se Kurti nuk është bashkëpunëtorë e as spiun i Serbisë.

“Nuk e shoh të ashpër, për mua kjo gjuhë është krejtësisht demokratike, absolut nuk është e ashpër nuk ka thënë asgjë që del jashtë fjalorit politik dhe fjalorit të fushatës në Amerikë është shumë më ashpër. Unë e kam problem kur i atakon ata njerëz që nuk janë në lojë…. Për momentin nuk e shoh që Albini nuk është as bashkëpunëtorë e as spiun e as argat i Serbisë”, ka deklaruar Krasniqi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat