Hoti: Kurtin e rrëzuam pasi refuzoi të shkonte në Shtëpinë e Bardhë për Marrëveshjen e Uashingtonit

Aktuale

Hoti: Kurtin e rrëzuam pasi refuzoi të shkonte në Shtëpinë e Bardhë për Marrëveshjen e Uashingtonit

Më: 18 janar 2025 Në ora: 16:50
Hoti dhe Kurti

Ish-kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, ka thënë se Marrëveshja e Uashingtonit e 4 shtatorit 2020 nuk është zbatuar për shkak të orientimit joperëndimor të qeverisë aktuale.

Hoti tha se takimi me presidentin Donald Trump atë ditë ka qenë i shkurtër por se kanë punuar bashkë me ekipin e tij që nga dita që e kanë marrë detyrën për ta përgatitur marrëveshjen.

Ai madje tha se qeverinë e formuar me Lëvizjen Vetëvendosje e kanë rrëzuar për shkak se kryeministri aktual, Albin Kurti, ka refuzuar që të shkojë në Shtëpinë e Bardhë dhe ta nënshkruaj Marrëveshjen e Uashingtonit.

“Bile, qeverinë e parë që e kemi pasur me këta që tash janë në qeveri, ne e kemi rrëzuar për këto arsye, për shkak të refuzimit të kryeministrit aktual të Kosovës që të shkojë në Shtëpinë e Bardhë dhe ta nënshkruaj këtë marrëveshje”.

“Ndërkohë që procesi i dialogut zhvillohej në Bruksel për marrëveshje përfundimtare, për njohje reciproke, administrata amerikane dëshironte t’i jepte një shtytje arritjes së marrëveshjes përfundimtare për njohje reciproke duke i shty të dyja vendet në bashkëpunim më intensiv në aspektin ekonomik”, tha Hoti.

Më tej, Hoti tha se në Marrëveshjen e Uashingtonit kanë futur edhe elemente politike, siç është njohja nga Izraeli, e që është e vetmja në katër vitet e fundit.

“Aty kemi futur mandej edhe elemente politike, siç është njohja nga Izraeli për të dhënë mesazhin e qartë nga Shtëpia e Bardhë se shteti i Kosovës është këtu dhe do të merr njohje ndërkombëtare dhe do të përgatitet për integrim të plotë në institucionet ndërkombëtare”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat