Abdixhiku: Mitrovica është qyteti i LDK-së

Aktuale

Abdixhiku: Mitrovica është qyteti i LDK-së

Më: 18 janar 2025 Në ora: 19:23
Lumir Abdixhiku

Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, në tubimin elektoral në Mitrovicë, ka theksuar se ky qytet është një nga shtyllat kryesore të historisë dhe identitetit të Kosovës. 

Abdixhiku tha se Mitrovica është qyteti i LDK-së, një qytet që ka dhënë shumë për atdhenë dhe ka nxjerrë figura të shquara.

“Mitrovica jonë, Mitrovica e LDK-së. Qytet i Latif Berishës, Agim Hajrizit e Faruk Spahiut. Jemi të lumtur që jemi këtu, jemi lumtur për uraganin e madh të fitores së madhe të LDK-së që tash më ka nisu, po na vjen si thirrje monumentale, po na vjen si një epokë e re, në të cilin kishim kërkuar kaherë, tashmë LDK dhe populli i Kosovës janë bërë një. Këtë LDK që e kërkoni tash e sa kohë, këtë LDK tani e keni, këtë LDK që kërkon, përbashkon. Sot jemi mbledhur në këtë qytet të historisë, të qëndresës dhe guximit, Mitrovica një emër që përfaqëson forcën dhe shpirtin e Kosovës është gjithmonë aty, ku kombi gjene frymëzim për të mos u rrëzuar. Ky qytete ka qenë gjithmonë zemra e Kosovës, Mitrovica ka lindur e ka rritur njerëz të shembullt, punëtor, intelektual, artist dhe heronj që i dhanë Kosovës shpirt de jetë. Nga gurët e Kombinatit të Trepçës që kanë ushqyer ekonomin e gjithë vendit për dekada deri të rrugët dhe sheshte ku çdo anën frymon histori Mitrovica është dhe do të mbetet simbol i forcës kombëtare shqiptare”, ka thënë ai. 

Abdixhiku adresoi edhe sfidat e Mitrovicës dhe Kosovës në përgjithësi, duke kritikuar qeverinë aktuale për mungesë investimesh dhe përçarje.

Gjatë vizitave të tij nëpër Kosovë, Abdixhiku tha se ka parë realitetin e vështirë të qytetarëve:

“Të ju flasin për Trepçë, nuk munden ata që i lanë minatorët pa paga. Të ju flasin për minierë nuk munden ata që  nuk bënë as një investim për katër vjet me plot 12 miliard euro buxhet, nuk munden ata që e lanë rrugën e Mitrovicës për katër vite të plota në harresë. Prandaj ata edhe ofendojnë, prandaj ata edhe përqajnë. Përgjatë katër viteve të fundit unë kam udhëtuar nëpër Kosovë, kam udhëtuar edhe në Mitrovicë dhe kam parë të vërteten e popullit tonë këtu. Kam takuar prind dhe të rijnë që në përpjekje sublime të rritjes së fëmijëve nisin ditën duke i lënë fëmijët në gjumë e kthehen në mbrëmje duke i gjetur në gjumë dhe në fund nuk ja dalin muajit. Kam takuar mësuese e mësuese që teksa nxisin dritën e dijës tek brezat e rinj, kanë hallin e fëmijëve të pa punë që i kanë në shpi, të faturave të pa paguara e të pushimeve që si bëjnë dot. Kjo nuk është Kosova jonë. Kam takuar punëtor që në kushte të rënda të punës, me paga më të ulëta të mundshme rrezikojnë jetë dhe prapë janë në jetë dhe prapë janë në punë”, ka thënë ai.

Abdixhiku para elektoratit në Mitrovicë prezantoj edhe programin dhe projekte që do ti realizoj.

“Ne nuk duam të ankohemi, ne duam të punojmë. Të punojmë fort e me përkushtim, me dije e duke dhënë përgjegjësi përpar jush. Prandaj, në programin tonë politik, kemi 5 miliardë euro investime, me 5 miliardë euro buxhet e me 5% rritje ekonomike. Përmes këtij programi, garantojmë jetë të mirë në Kosovë. Prandaj, në javën e parë, pra në javën e parë, të gjithë shërbyesve publikë në Kosovë – mësuesve, mjekëve, policëve, zjarrfikësve, ushtarëve, të gjithë punëtorëve të shtetit – do t’ua rrisim pagat, me koeficient 150”.

“Në Kosovën e territ, të qirinjve e të reduktimeve, në Kosovën ku nuk ka rrymë sepse pushteti tallet duke thënë ‘paskemi zhvillim ekonomik’, në këtë Kosovë, do të ndërtojmë Centralin e ri me Gaz në Ferizaj. 500 milionë euro  investim, për centralin me gaz amerikan, për të dhënë fillimisht furnizim me energji, e më pas edhe energji më të lirë. Sepse, për ne, të djathtit, Lidhjen Demokratike, energjia është ekonomi dhe siguri. Prandaj, energji me gaz, prandaj energji me gaz amerikan”, u shpreh Abdixhiku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat