Avokati i familjes së 30-vjeçares së ndjerë, Liridona Ademaj, ka komentuar sërish mbrëmjen e sotme aktakuzën e ngritur ndaj Naim Murselit, i konsideruar si bashkautor në vrasjen e Liridonës.
Leotrim Syla, tha se ka disa motive të dyshuara të cilat mund ta kenë shtyrë Murselin të kryejë krimin, por sipas tij, motivi më i fortë ka qenë urgjenca e borxheve që ai ka pasur.
“Motivi i hakmarrjes është shumë i zbehur në aktakuzë në raport me motivin se jeta pas një kohe i është bërë e padurueshme. Nga ajo që shihet në aktakuzë, pagesa e borxheve që duhet të bënte Naimi duket se peshonte më shumë. Përmenden borxhet në një bankë me të cilat ka blerë shtëpinë dhe përmenden borxhe në vlerë 160 mijë euro ndaj personave privat. Prokuroria këtu nuk ka hetuar mjaftueshëm për të ditur cilët janë këta persona. Edhe në deklaratat e të atit Shaban Murseli përmendet se e kanë thirrur në telefon për këto borxhe .Naimi ka qenë në një urgjencë borxhesh.
Unë mendoj se pagesa e borxheve peshon më shumë dhe pjesa e lirimit nga stresi martesor, se pjesa e hakmarrjes. Se unë mendoj se Naimi e ka pranuar një jetesë të tillë. Pra nëse e ka tradhtuar Liridonën mund të jetonte ashtu, vetëm në rast se ka dashur të lirohet e këtë ta bëj shumë lirshëm”,-tha avokati në emisionin “Review.