Inaugurimi i Trump-it dhe liderët e opozitës: Ftesat që ndajnë të pasurit nga të varfrit

Aktuale

Inaugurimi i Trump-it dhe liderët e opozitës: Ftesat që ndajnë të pasurit nga të varfrit

Më: 18 janar 2025 Në ora: 22:39
Foto ilustrim

Veprimtari Hafiz Shala ka reaguar ndaj lavdërimeve të disa liderëve të opozitës në Kosovë, të cilët kanë marrë ftesa për të marrë pjesë në inaugurimin e Donald Trump-it.

Në postimin e tij, ai ngre pyetje rreth mënyrës se si ftesat dhe shpenzimet për këtë ngjarje ekskluzive i japin përparësi të pasurve, duke përjashtuar ata që nuk kanë mundësi ekonomike.

Për më shumë, ai hedh dritë mbi detajet e organizimit të inaugurimeve presidenciale në SHBA dhe thekson pabarazinë që shfaqet në raste të tilla.

Teksti i plotë:

Po shoh se shumë prej atyre që gjoja i ka ftuar Trump në inaugurim, mos të kokorisin shumë, sepse stafi organizativ ka dërguar 250,000 ftesa, me çmime nga 11,000 deri në 1,000,000 dollarë, plus shpenzimet e udhëtimit.

Edhe pse do të jetë acar, parashikohet që mbi 10,000 persona do të qëndrojnë para Capitol Hill-it, kryesisht të rinj. Asnjë sallë sportive nuk do të mund t’i pranojë të gjithë.

Pas më shumë se tri dekadash që jetoj në këtë shtet, e di mirë se si funksionojnë këto organizime. Për t’u kuptuar qartë, personalitete shtetërore dhe figura të tjera të njohura do të sigurohen me vende, por shumë nga pjesëmarrësit e tjerë do ta ndjekin inaugurimin përmes televizionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat