Një përplasje e ashpër ka ndodhur në “Politiko” në mes të analistëve politikë Krenar Shalës dhe Halil Matoshit.
Matoshi teksa ka komentuar fushatën e VV-së në Gjilan, ka thënë se kryeministri nuk duhet të deklarojë se nuk ka pasur mundësi të punojë në insfrastrukturë.
“Nëse kryeministri dhe ekipi i tij nuk del brenda 48 orëve me i qit letrat, i bjen që ka mashtru. Le të dalin nesër, le të na prezanton se kush e ka pengu me ec punën”, ka thënë Matoshi.
Ndaj një opinioni të tillë ka reaguar Shala. Ai ka thënë se ka pasur shumë faktorë që kanë ndikuar në këtë drejtim.
“Nuk e ka pengu kerkush, por operatori që e ka fitu kontratën para se me ndodh pandemia kur ka pasur ngritje drastike të çmimeve, ka thanë me qeto ligje nuk muj funksionoj kështu”, ka thënë Shala.
“Jo nuk shkon qeshtu”, ka thënë Matoshi.
“Po s’munesh se ka ndodh forcë demajore”, ka thënë Shala.
“Mun me ndodh kjameti, po kontrata e shtetit vlen”, ka thënë Matoshi.
Tutje, Matoshi ka thënë se “populli do bukë dhe jo nacionalizëm primitiv që kryeministri të përlahet me Serbinë”.
Ndërkaq, Shala ka thënë se Serbia në vazhdimësi tenton të destabilizojë Kosovën, çka sipas tij, reagimi i krerëve të shtetit karshi Serbisë është mëse i nevojshëm.
“Serbia bën mu përla me ne, e ne jo me Serbinë. A vi unë ta hi një shuplakë, a m’thu faleminderit ti?”, ka thënë Shala.