Specialja me udhëzues se si të përdoren donacionet vullnetare për zhdëmtimin e viktimave

Aktuale

Specialja me udhëzues se si të përdoren donacionet vullnetare për zhdëmtimin e viktimave

Më: 19 janar 2025 Në ora: 11:12
Gjykata Speciale

Zyra Administrative e Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë ka dal me udhëzues administrativ për marrjen e donacioneve vullnetare dhe përdorimin e tyre si kontribut për zhdëmtim të viktimave.

Ky udhëzim administrativ është miratuar më 28 nëntor 2024 si dhe parasheh se dhurues mund të jetë kushdo, qoftë autoritet privat ose institucional por assesi nuk pranohen ata anonim.

Aty theksohet se ky udhëzues nuk e liron personin e shpallur fajtor nga detyrimet që ka për pagimin e zhdëmtimit ashtu siç përcaktohet në urdhrat për zhdëmtim.

Gjithashtu, thuhet se as Kosova nuk lirohet nga përmbushja e detyrimeve të saj sipas legjislacionit vendor ose traktateve ndërkombëtare.

Veç, kësaj, thuhet se ky udhëzues nuk cenon dhe nuk është në mospërputhje me të drejtat e të akuzuarit apo personit që është shpallur fajtor.

Sa i përket donacioneve, ato nuk specifikohen por që nuk pranohen më vlerën më të ulët se 100 euro. Ajo se çka kërkohet sipas këtij udhëzimi është se të gjithë donacionet janë objekt i procesit të verifikimit duke dhënë të dhënat përkatëse si dhe duke plotësuar formularin që tregon synimin për dhënien e donacionit vullnetar, raporton “Betimi për Drejtësi”. 

Por si do të përdoren donacionet për zhdëmtimin e viktimave?

Përmes udhëzimit administrativ parashihet që donacionet të iu ndahen të gjitha vikamave pjesëmarrëse në proces të cilave Specialja u ka akorduar zhdëmtim.

Donacionet do të ndahen në përputhje me urdhrin e gjykatës  pasi urdhrat e zhdëmtimit të kenë marrë formën e prerë.

“Donacionet u ndahen të gjitha viktimave pjesëmarrëse në të gjitha çështjet gjyqësore mbi baza proporcionale, duke marrë parasysh akordimet individuale të përcaktuara në urdhrin ose urdhrat për zhdëmtim”, thuhet në udhëzim.

Veç kësaj, aty thuhet se shuma që i paguhet secilës viktimë pjesëmarrëse nuk e kalon shumën maksimale të kompensimit të akorduar.

Gjithashtu, udhëzimi parasheh që pagesat nga donacionet të bëhen në mënyrë konfiedenciale dhe të sigurt.

Vlen të theksohet se nga donacionet do të mbulohen shpenzimet për mirëmbajtje të llogarisë bankarë, ato për marrjen e donacioneve vullnetare për tarifat bankare, shpenzimet për auditimet e jashtme (nëse kërkohet nga donatorët). Udhëzimi parasheh që në rast që donatoret kërkojnë që të njoftohen për këto shpenzime, atëherë do të bëhet

Ndryshe, Gjykata Speciale ka shqiptuar dy urdhra për zhdëmtim që nga themelimi i saj.

Më 6 prill 2023, Salih Mustafa u urdhërua që të paguajë 207 mijë euro për zhdëmtim të viktimave. Kur u vendos në Apel për këtë rast, nuk u shqyrtua fare urdhri për zhdëmtim, pasi sipas trupit gjykues, pala nuk e kishte apeluar atë. Ndërsa, më 29 nëntor 2024, Pjetër Shala u urdhërua që të paguajë 208 mijë euro si zhdëmtim ndaj viktimave. Tani ai është në proces të Apelit lidhur me këtë rast./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat