Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa në një konferencë për media tha se Lidhja Demokratike e Kosovës është e vetmja alternativë ndaj dështimeve të qeverisë Kurti.
Ai shton se pjesëmarrja masive e njerëzve në tubimet e LDK-së, tregon se Kosovë është e gatshme të lë pas dështimin.
“Kanë mbetur edhe tri javë nga data e zgjedhjeve. Ne, Lidhja Demokratike e Kosovës po dëshmojmë se kemi një momentum të pavarur. Tubimet dhe takimet e djeshme mblodhën qindra e qindra mbështetës në secilin vend duke reflektuar valën gjithnjë në rritje të mbështetjes për LDK-në dhe kryeministrin në ardhje, Lumir Abdixhikun. Energjia dhe entuziazmi në terren tregojnë se qytetarët janë gati për ndryshime reale. Kemi një shtrirje të gjerë. Pse ngjarje të mëdha në një ditë, pra sot që përfshinë Istogun, Rugovën, Kodrën e Trimave dhe Llukari në Prishtinë, si dhe Bardhin e Madh në Fushë Kosovë”, tha Musatafa.
“Kjo agjendë e mbushur nënvizon përkushtimin e LDK-së për t’u lidhur me qytetarët në çdo anë të Kosovës. Kemi një momentum për ndryshim. Çdo tubim përforcon mesazhin se LDK-ja është alternativa e vetme ndaj dështimeve të qeverisë aktuale. Njerëzit po na bashkëngjiten në numër rekord, duke demonstruar besimin e tyre në udhëheqjen dhe vizionin e Lumir Abdixhikut. Pjesëmarrja masive në këto tubime, dëshmon se Kosova është e gatshme të lë pas dështimin. LDK-ja sjell zgjidhje reale, udhëheqje reale dhe shpresë reale për të ardhmen”.