Ambasadori i Republikës së Kosovës Sabri Kiçmari ka marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit te presidentit të Republikës së Palaut, SHT. Z. Surangel Vhipps, Jr., dhe zv. Presidentit, z. Raynold Oilouch. Ceremonia është mbajtur në Pallatin Presidencial në Koror.
Të njëjtën ditë është bërë edhe inaugurimi i deputetëve të zgjedhur të të dy dhomave të Parlamentit të Palaut, në Dhomën e Përfaqësuesve dhe në dhomën e Senatit të Republikës së Palaut.
Me këtë rast ambasadori Kiçmari e ka urur presidentin Vhipps për rizgjedhjen e tij në detyrën e Presidentit duke i dëshiruar shumë sukses në realizimin e objektivave për mirëqenie, paqe, demokraci dhe propsperitet për popullin e Palaut. Është konfirmuar gatishmëria e dyanshme për thellimin edhe më tej të marrëdhënieve në mes të dy vendeve tona.
Në fjalën e tij para disa qindra të pranishmëve, përfshirë edhe shefa të shteteve, qeverive dhe misioneve diplomatike, presidenti Vhipps ndër të tjera ka thënë se e çmon shumë pjesemarrjen e delegacioneve të shumta në Koror, si një dëshmi e respektit dhe miqësisë me popullin dhe Qeverinë e Republikës së Palaut.
"Presidenti Vhipps është një mik shumë i mirë i vendit tonë, kurse marrëdhëniet në mes të dy vendeve tona po thellohen përditë e më shumë bazuar në respektin reciprok, paqen dhe vlerat e përbashkëta demokratike", ka shkruar Kiçmari në 'Facebook'.
Gjatë vizitës në Palau, ambasadori Kiçmari e ka takuar dhe uruar zv. Presidentin e Palaut z. Raynold Oilouch dhe ministrin e jashtëm z. Gustav Aitaro.