Qendra “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e hapur” mirënjohëse për deputetin suedez për nominimin e Feride Rushitit

Aktuale

Qendra “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e hapur” mirënjohëse për deputetin suedez për nominimin e Feride Rushitit

Më: 19 janar 2025 Në ora: 16:08
Feride Rushiti

Qendra “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e hapur”, i shpreh mirënjohje publike deputetit të Parlamentit të Suedisë, Magnus Jakobsson, për nismën që Feride Rushiti dhe Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) të nominohen për Çmimin Nobel për Paqe për vitin 2025.

“Urojmë që ky nominim të kurorëzohet me sukses, sepse zonja Feride Rushiti dhe qendra që udhëheq, kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për trajtimin e plagëve të mëdha të viktimave që pësuan nga lufta e viteve 1998-1999”, thuhet në komunikatën për media të QKRMT-së.

Komunikata për media

MBËSHTETJE PUBLIKE PËR NOMINIMIN E ZONJËS FERIDE RUSHITI DHE QKRMT PËR ÇMIMIN NOBEL PËR PAQE

Qendra “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e hapur”, i shpreh mirënjohje publike deputetit të Parlamentit të Suedisë, z. Magnus Jakobsson, për nismën që zonja Feride Rushiti dhe Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT-KRCT) të nominohen për Çmimin Nobel për Paqe për vitin 2025.

Urojmë që ky nominim të kurorëzohet me sukses, sepse zonja Feride Rushiti dhe qendra që udhëheq, kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për trajtimin e plagëve të mëdha të viktimave që pësuan nga lufta e viteve 1998-1999.

Gjenevë, më 19.01.2025

Me respekt të veçantë

Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”

Bardhyl Mahmuti, Kryetar

Adnan Asllani, Zëvendëskryetar

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat