Secili president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të paktën në dekadat e fundit, ka pasur rol të paçmueshëm për Kosovën. Deklaratat e presidentëve amerikanë ndër vite për Kosovën, kanë pasur një ndikim të madh në veçanti gjatë luftës në Kosovë dhe pas shpalljes së pavarësisë. Donald Trump, presidenti i cili e merr nesër detyrën, e kishte arritur marrëveshjen ndërmjet Kosovës e Serbisë, nga e cila erdhi edhe njohja nga shteti i Izraelit, si njohja e fundit për Kosovën.
Vëmendja e botës të hënën e 20 janarit drejtohet në Shtëpinë e Bardhë. Republikani Donald Trump betohet si presidenti i 47-të i SHBA-së në një mandat katër vjeçar.
Nga tri garat presidenciale, Trump doli fitues dy herë në vitin 2016 dhe 2024. Në të dyja rastet, Trump u përball me kundërkandidate gra!
Fillimisht me demokraten Hillary Clinton e cila ishe gruaja e parë që garoi për presidente, dhe me Kamala Harris në vitin 2024, pas dorëheqjes nga gara të presidentit Joe Biden.
Këto zgjedhje zgjuan vëmendjen e botës jo vetëm si një garë ndërmjet dy kandidatëve politikë, por edhe si dy taborë dhe ideologji të ndryshme.
Megjithatë, historia e lidhjes ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe shqiptarëve nis nga nga lufta e parë botërore me ish presidentin e kohës Ëilson.
Në atë kohë Wilson, i doli në mbrojtje integritetit territorial të Shqipërisë megjithëse nga konferenca e Paqes në Versajë ndikimi nuk qe i mjaftueshëm për të zgjidhur të gjitha problemet territoriale shqiptare.
Dekada më vonë, zhvillimet në ish Jugosllavi ishin pike-kthese e vëmendjes amerikane ndaj shqiptarëve.
Në dhjetor '92 George H. W. Bush nxori të ashtuquajturin ?paralajmërim të Krishtlindjeve?, një letër drejtuar Millosheviqit, në të cilën thuhej se në rast të një konflikti në Kosovë të shkaktuar nga veprimi serb, SHBA do të jenë gati të përdorin forcën ushtarake.
Zhvillimet që pasuan siç ishin vizitat e kongresistëve amerikanë në vitet e 90-ta në Kosovë, u kthyen në ngjarje dhe sinjale të forta.
Kjo lidhje vazhdoi më vonë me ndërhyrjen ushtarake, diplomatike duke hapur kapitullin e ri të fillim shekullit 21-të.
Deklaratat e presidentëve amerikanë ndër vite për Kosovën, kanë pasur një ndikim të madh në veçanti gjatë periudhës së luftës së Kosovës dhe pas shpalljes së pavarësisë.
Bill Clinton ishte një nga presidentët që luajti një rol kyç në ndërhyrjen ushtarake të NATO-s në Kosovë në vitin 1999.
SHBA-ja ka vazhduar të ketë rol vendimtar në lirinë e Kosovës dhe vazhdon të mbetet një aleat i fuqishëm në zhvillimin e saj si shtet i pavarur me kushtetutë demokratike.
Pavarësia e Kosovës në vitin 2008 u realizua nën presidencën e George W Bushit të ri.
Mbështetja për Kosovën ka vazhduar edhe nga presidentet e tjerë si Barack Obama, Trump dhe Biden.
Një kontribut të veçantë e dha edhe presidenti Trump në mandatin e tij të parë. Ai siguroi marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike me Serbinë e cila i siguroi Kosovës njohjen nga Izraeli.
Njohje e cila mbetet e fundit në listën e njohjeve për Kosovën nga ajo kohë.
Kosovën në këto 25 vite e kanë vizituar dy president amerikan: Cllinton dhe Bush ndërkohë Joe Biden vizitoi ushtarët amerikan ne Bondstill si nënpresident.
SHBA kanë luajtur dhe vazhdojnë të kenë një rol të rëndësishëm në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe në angazhimet për stabilitetin rajonal dhe luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të kontribuojnë gjithashtu në zhvillimin ekonomik dhe politik të Kosovës përmes ndihmës financiare dhe diplomatike. Ambasada amerikane në Prishtinë u hap më 8 prill 2008 dhe ka luajtur një rol të rëndësishëm në mbështetjen e institucioneve kosovare.