Rikthimi i Donal Trump në krye të administratës amerikane sipas analistit dhe gazetarit serb Branislav Kërstiq mund të përcjellet me befasira në marrëdhënien Kosovë-Serbi.
Sipas Kërstiq nëse presidenti serb, Aleksandar Vuçiq nuk e humb pozitën, për gjashtë muaj Kosova mund të njihet zyrtarisht si shtet nga Serbia.
Ai në “Politiko” mes tjerash, përmendi marrëveshjen e nënshkruar gjatë mandatit të kaluar të Trump.
“Shpesh harrojmë se zoti Hoti dhe zoti Vuçiq në mandatin e kaluar të Trumpit kanë qenë së bashku në dhomën ovale dhe e kanë nënshkruar një “agreement” (marrëveshje)”, tha ai.
”Është e kuptueshme që zoti Trump të bisedoj në katër sy me secilin, edhe me kryetarin e Serbisë edhe me kryetarin e shtetit të Kosovës. Jam i sigurt që administrata e re amerikane në atë mënyrë ka me e përshpejtu zgjedhjen përfundimtare rreth statusit të Kosovës, që po të befasohemi të gjithë. Për gjashtë muaj, jam i sigurt që nëse Vuçiq nuk e humb pushtetin, jam i sigurt se do të kemi Defakto pranimin e shtetit të Kosovës nga Serbia”, shtoi Kerstiq.