Abdullahu: Kurti ende po punon për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë

Aktuale

Abdullahu: Kurti ende po punon për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë

Më: 19 janar 2025 Në ora: 22:20
Historiani Durim Abdullahu

Historiani Durim Abdullahu, ka thënë se kryeministri i vendit, Albin Kurti, po punon ende për Bashkimin Kombëtar.

Në “Rubikon”, ai u shpreh se Kurti sot është në një pozitë krejtësisht tjetër, prandaj sipas tij, kjo temë po flitet më pak.

“Sot si kryeministër ka përgjegjësi krejtësisht tjera politike dhe mënyra se si mundet me shty këtë projekt përpara, përcaktohet prej kushteve krejtësisht të reja.

Por, a po punon me e realizu këtë? Mendoj që po”, tha Abdullahu.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat