Ish-ministri Mbrojtjes, nga radhët e LDK-së, tani kandidat për deputet, Anton Quni, ka treguar arsyet se pse kjo parti nëse vije në pushtet do ta rishqyrtojë kontratën që ka nënshkruar Qeveria aktuale me ministrinë e Mbrojtjes së Turqisë për fabrikën e municionit.
Ai ka thënë se kjo marrëveshje nuk ka qenë transparente dhe se ata nuk kanë informacione se çfarë është nënshkruar.
“Duhet të rishikohet diçka që nuk është transparente. Ne nuk kemi ide se çfarë kontrate është nënshkruar. Është shumë e natyrshme kur vijmë në pozitë ato kontrata t’i shikojmë t’i analizojmë, janë në shërbim të ngritjes së kapaciteteve apo nuk janë. Nuk e dimë përmbajtjen, fare nuk e dimë përmbajtjen”, ka thënë Quni në emisionin “Këndi i Debatit”.
Ai ka se Kosova duhet të ketë burime të veta të industrisë ushtarake. Sipas Quntit edhe nënshkrimi i kontratës në fund të mandatit është bërë për efekt elektoral.
Qeveria e Kosovës me 16 dhejtor ka nënshkruar kontratën me prodhuesin shtetëror turk “Makine ve Kimya Endüstrisi” (MKE), për fabrikën e municioneve në Kosovë.
Ndërsa, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci në Tëvë kishte thënë se fabrika do të funksionalizohet për dy vjet.