“Leonora Jakupi ka qenë nga ana e PDK-së, Adelina Ismaili kah LDK-ja”, Zana Avdiu flet për linçimin e këngëtareve nga publiku

Aktuale

“Leonora Jakupi ka qenë nga ana e PDK-së, Adelina Ismaili kah LDK-ja”, Zana Avdiu flet për linçimin e këngëtareve nga publiku

Më: 19 janar 2025 Në ora: 23:00
Zana Avdiu

Analistja Zana Avdiu tha se artistët në Kosovë aktualisht linçohen nëse i shprehin bindjet e tyre politike.

Por, sipas saj, në të kaluarën nuk ka qenë kjo praktikë.

Ajo përmendi dy këngëtaret, Leonorën dhe Adelinën, të cilat sipas saj edhe pse përkrahnin dy parti të ndryshme politike, atëkohë nuk janë linçuar sikurse tani u ndodhë artistëve.

“E mbaj mend pasluftës Leonora Jakupin e kemi parë se ka qenë sikur krahu i PDK-së i luftës, e Adelina Ismaili ka qenë pjesa e LDK-së. Unë përvete kam qenë kah ana e LDK-së Ibrahim Rugovës, kah ana e Adelinës. Por ne gjithmonë e kemi dëgju edhe Leonora Jakupin edhe e kemi pas idol si këngëtare. Dmth nuk ka ndiku te qytetarët me dalë me sha një këngëtare apo me linçu veç pse e ka përkrahë një tabor politik. Sot, në vitet e fundit qaq shumë linçohen saqë artistët kanë frikë me dalë në publik dhe me i shpreh bindjet e tyre”, tha Avdiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat